Republika e Kosoves

Gjakovë

“Shota” mban koncert për Pavarësinë në Gjakovë

2021/02/17 - 6:13

Me një përformancë dhe një program të shkëlqyeshëm të ansamblit shtetëror “Shota” është përmbyllur sonte i tërë aktiviteti 10 ditor i organizuar nga komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në nderë të shënimit të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës.
Bazuar në mundësitë e lejuara nga institucionet përkatëse shëndetësore, disa dhjetëra qytetarë kanë pasur mundësi që për më shumë se një orë të argëtohen nën tingujt e këngëve dhe valleve të interpretuara mjeshtërisht nga disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore kosovare, si Violeta Kukaj, Ismet Bogujevci, Myrvete Bajrami – Haziri, Majlinda Cikaqi, Riza Bytyqi e të tjerë.
Ky program është transmetuar drejtpërsëdrejti edhe në Televizionin Syri Vision.