Republika e Kosoves

Gjakovë

Shpallet sportisti i vitit

2019/01/03 - 10:16

Hendbollistja Shkurta Mehmeti është zgjedhur si sportistja më e mirë për vitin 2018 në komunën e Gjakovës. Hendbollistja e klubit Shqiponja është zgjedhur si më e mira gjatë një gala mbrëmje të mbajtur sonte, organizuar me plot sukses nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
E përpos Mehmetit, në top dhjetëshen e sportistëve më të mirë gjakovarë kane hyrë edhe Ramadan Alaj, Art Luzha, Rina Hoda, Rajmond Pjetraj, Afrore Plava, Besart Kurhasku, Kushtrim Gashi, Florid Gashi dhe Driton Rraci.
Trajneri i ekipit të futsallit Luan Kozniku është zgjedhur trajneri më i mirë, ndërsa punëtori sportiv më i dalluar Blendi Haxhikadrija nga KV Vëllaznimi.
Dyshja Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi janë zgjedhur si dyshja më e mirë e referëve, ndërsa Blerta Juniku Rraci dhe Nikollë Marku si pedagogët më të dalluar.
Ekipet më të mira pë vitin 2018 janë shpallur KH Shqiponja në kategorinë e femrave ndërsa KF Liburni në kategorinë e meshkujve.
Komisioni i caktuar ka ndarë mirënjohje për shoqatën më të mirë dhe shkollën më të mirë, çmime këto që i kanë takuar shoqatës së pedagogëve sportiv dhe shkollës së futbollit Gjakova.
Me mirënjohje është nderuar edhe Mark Pjetraj, i cili ka përfaqësuar të gjithë sportistët me aftësi të kufizuara.
Mirënjohje kanë fituar edhe fatosi më i mirë Kron Krasniqi, pioneri më i mirë Altin Mehmeti, kadeti më i mirë Adea Babuni dhe juniori më i mirë Ervin Doli.
Mirënjohje janë ndarë edhe për veteranët e sportit Selami Delija, Kujtim Shala dhe Muharrem Rudi.
Për kontributin e dhënë në promovimin e sportit gjakovar, me mirënjohje janë nderuar edhe Radio Gjakova dhe TV Syri Vision.
Të gjitha kë çmime dhe mirënjohje janë ndarë nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, zv/ministrja e MKRS Burbuqe Bakija Deva dhe drejtoresha e DKRS Saranda Hyseni.