2019/02/08 - 5:06
Komuna e Gjakovës nuk prokuron ushqim për kopshte. Lajmi se kinse Komuna e Gjakovës ka porositur enkas mallra ushqimor me prejardhje nga Serbia është i njëjti i para sa kohe për mallrat e prokuruar nga AQP-ja për te cilin rast Qeveria e Kosovës ka marrë masa.
Kopshti i fëmijëve e ka plotësuar formularin e sjellë nga AQP me datën 01 11 2018
Me fjalë tjera kopshti i fëmijëve “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë e ka vendosur numrin ose sasinë e mallit të paracaktuar nga AQP.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet serbe dhe të Bosnje Hercegovinës ka ndikuar pozitivisht edhe ne institucionet lokale dhe listat të cilat përdoren që nga vit 2015 po përditësohen.
Listat e bashkangjitura mund të shihen edhe në platformën elektronike në KRRPP.