Republika e Kosoves

Gjakovë

Subvencionohen 19 pemëtar me fidane të arres dhe lajthisë

2018/11/14 - 4:56

Në kuadër të linjës së Subvencioneve pranë DBPZHR në sektorin e Pemëtarisë janë subvencionuar 19 pemëtarë me Fidane të Arrës dhe Lajthisë gjegjësisht janë ngritur 3.6 ha me fidane të Arrës dhe 1.6 ha me Fidane të Lajthisë.

Vlen të theksohet që vlera e tërësishme e projektit është rreth 10,000.00 euro. 20% e vlerës së tërsishme ka qenë participimi i pemëtarëve përfitues ndërsa 80% e vlerës është pjesëmarrja nga Komuna gjegjësisht DBPZHR.

Përfitues kanë qenë 19 pemëtar të përzgjedhur nga 5 rajonet e Komunës së Gjakovës.