Republika e Kosoves

Gjakovë

Subvencionohen 20 bletarë me centrifuga gjysëmautomatike

2018/11/14 - 4:57

Në kuadër të linjës së Subvencioneve pranë DBPZHR në sektorin e Bletarisë, sot janë subvencionuar 20 bletarë me CENTRIFUGA GJYSËMAUTOMATIKE.

Vlen të theksohet që vlera e tërësishme e projektit është rreth 7,100.00 euro ku 20% e vlerës së tërësishme ka qenë participimi i bletarëve përfitues, ndërsa 80% e vlerës është pjesëmarrja nga komuna,gjegjësisht DBPZHR.

Përfitues kanë qenë 20 bletarë të përzgjedhur nga 5 rajonet e Komunës së Gjakovës.