Republika e Kosoves

Gjakovë

UNICEF dhe USAID ndihmojnë shkollat e Gjakovës

2020/09/10 - 7:44

Në kuadër të përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor, 34 shkolla të komunës së Gjakovës sot kanë përfituar nga një pako me materiale higjienike dhe dezinfektuese, të cilat do të përdoren në luftën kundër pandemisë Covid-19 dhe për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Këto pako janë dhuruar nga organizata UNICEF me përkrahje edhe nga organizata USAID. Zyrtarët e këtyre dy organizatave kanë bërë të ditur se shkollat e komunës së Gjakovës do të përkrahen ne forma të tilla edhe ditëve në vazhdim, me të vetmin qëllim që ambientet mësimore të jenë sa më të sigurta.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e drejtorisë komunale te Arsimit thanë që këto materiale janë të mirëseardhura dhe një ndihmë e rëndësishme për shkollat e komunës sonë.