Republika e Kosoves

Gjakovë

USAID-i ndihmon Zyren e Prokurimit

2019/06/21 - 1:44

Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Christina Davis, së bashku me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, inauguroi zyrtarisht zyrën e avansuar të prokurimit që promovon transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien.

USAID, përmes aktivitetit për Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, dhe Komuna e Gjakovës, bashkëfinancuan rinovimin e zyrës komunale të prokurimit, duke e pajisur komunën me mjete për vlerësimin e ofertave dhe hapjen e ofertave që e ndihmon komunën për t’i modernizuar dhe profesionalizuar këto procese kyçe të prokurimit, si dhe siguron hapësira të mjaftueshme për të mundësuar një mjedis pune transparent gjatë procesit të hapjes dhe vlerësimit të ofertave. Përveç kësaj, sistemi i ri i arkivimit të dokumenteve do t’u ndihmojë zyrtarëve komunalë që t’i sigurojnë shënimet e prokurimit duke promovuar aftësinë e komunës për t’i menaxhuar dokumentet në mënyrë efektive si dhe zvogëlojnë mundësitë e manipulimit të të dhënave të prokurimit. Ngjashëm, kamerat të instaluara në zyrat e prokurimit dhe arkivit rrisin nivelin e sigurisë së shënimeve të rëndësishme komunale. Mbështetja e USAID-it për komunën e Gjakovës në kuadër të projektit të Komunave Transparente, Efektive dhe të Llogaridhënëse, shtrihet edhe në zyrat e financave, auditimit, burimeve njerëzore, dhe informimit publik.

Ekipa e Usaid kanë qenë për një kohë të gjatë në mbështetje të vazhdueshme të komunës së Gjakovës në avancimin e procesit të prokurimit. Jam i lumtur që komuna e Gjakovës është komuna e parë që ka hapur të gjitha dosjet, gjë që ka ndikuar në transparencë. Ne e kemi obligim që gjithmonë të jemi edhe pak më të mirë, ka përfunduar fjalën e tij kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Ndërsa Christina Davis, drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID tha që sistemi i ri i arkivimit normalisht që e lehtëson procesin për gjetjen e dosjeve e vëzhgimi me kamera e bën punën më të sigurtë dhe në tërësi kjo e bën më profesionale tërë procesin e prokurimit. Gjakova ishte komuna e parë që i ka bërë publike të gjitha kontratat dhe kështu ka vendosur një trend që duhet ta ndjekin edhe komunat tjera.

Aktiviteti i USAID-it për Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë, po mbështet Qeverinë e Kosovës për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e procesit të prokurimit komunal në të gjitha 38 komunat e Kosovës. Në nivel qendror, projekti shfrytëzon mbështetjen për përpjekjet komunale kundër korrupsionit, duke punuar nga afër me aktorët relevantë në nivel kombëtar, duke përfshirë Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik