Gjatë shpërndarjes, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, u shpreh mirënjohës ndaj Drejtorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Gani Hajdari dhe bashkëpunëtorëve të tij për angazhimin rreth realizimit të këtij projekti në mënyrë korrekte. “Komuna e Gjakovës do të vazhdojë edhe më tutje të shpërndajë subvencione prandaj inkurajojmë të gjithë fermerët të aplikojnë

. Ju uroj shumë suksese fermerëve përfitues të këtyre mjeteve të cilat po shpërndahen sot e të cilat do të bëjnë punën e tyre më efektive dhe të lehtë

” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.