Republika e Kosoves

Gjakovë

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për familjet nevojtare

2020/05/15 - 1:33

Në kuadër të përkrahjes për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës me COVID-19, Misioni i OKB-së në Kosovë, ka sjellë 75 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Gjakovës.

Si institucion komunal, shprehemi falënderues ndaj këtij misioni për donacionin, i cili do të jetë tejet i dobishëm për të plotësuar nevojat e familjeve në kushte të vështira ekonomike, sidomos në këtë periudhë që po kalojmë.