Republika e Kosoves

Gjakovë

Vazhdon shpërndarja e pakove ushqimore

2020/05/22 - 1:17

Falë donacionit nga Shoqata Bamirëse “Bereqeti”, sot u shpërndanë 165 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në komunën e Gjakovës.

Lista e atyre që pranuan këto pako, është përpiluar nga Kryetarët e Bashkësive Lokale, duke u bazuar në nevojat e familjeve që po kalojnë situatë të vështirë ekonomike, sidomos në këtë periudhë kur po përballemi me COVID-19.

Poashtu sot, u shpërndanë 40 pako për Shoqatën e te Verbërve në Gjakovë.

Si institucion komunal, jemi gjithmonë mirënjohës ndaj kësaj shoqate, e cila gjithmonë është afër atyre që përballen me vështirësi ekonomike.