Republika e Kosoves

Gjakovë

Vihet gurthemeli për ndërtimin e shëtitores së lumit Krena

2018/07/26 - 1:48

Sot qytetit të Gjakovës po i shtohet edhe një tjetër investim komunal e qendror. Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese, sot kanë filluar punimet për ndërtimin e shëtitores së lumit.

Kompania e cila ka fituar tenderin do të më shohë gati çdo ditë këtu, sepse Krena mbetet projekti im më i dashur”- tha në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Fillimin e punimeve e përshëndeti edhe Ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj e cila tha se investimet në lumenj nuk do të mungojnë as në vitet në vijim.

Projekti për ndërtimin e shtratit e lumit Krena dhe shëtitores përrreth është një bashkëfinancim i Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Vlera totale e projektit është dy (2) milion euro dhe punimet do të zgjasin 3 vjet e gjysmë.