Republika e Kosoves

Gjakovë

ZKK mbështet 300 nxënës kumunitar me pako shkollore

2020/09/29 - 3:20

Në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme të cilat u organizuan në kuadër të kampanjës së informimit dhe regjistrimit të fëmijëve në klasën parafillore dhe klasë të parë , përgjatë kësaj jave ka filluar ndarja e 300 pakove shkollore për fëmijët e klasës së parë dhe klasë të tjera nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe fëmijë të riatdhesuar.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që t’i ofrojmë mbështetje këtyre fëmijëve për të vijuar arsimin e obliguar pa asnjë vështirësi .
Aktiviteti në fjalë është mundësuar falë mbështetjes nga organizatat GIZ/KEC dhe UNICEF dhe është zbatuar nga organizatat
Bethany Christian Services Kosovo-Brekoc Romin Acion-RIA
Caritas Kosova si dhe nga institucionet si Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim dhe Drejtoria Komunale e Arsimit.