Vehat Hoxhaj
Vehat Hoxhaj ka lindur më 26 korrik 1981 në Gjakovë.
Që nga korriku i vitit 2020 është Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjakovës.
Ai ka qenë Oficer i Trupave të Mbrojtjes të Kosovës ( TMK ) që nga viti 1999 deri në vitin 2008.
Ka shërbyer po ashtu në Forcën e Sigurisë të Kosovës ( FSK ) në vitin 2009.
Vehat Hoxhaj është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK ).
Nga 2001 deri në vitin 2008 është i Certifikuar në disa fusha nga TMK-KFOR dhe NATO.
Është i diplomuar në profilin e Menaxhimit të Emergjencave.
Është i martuar, ka dy djem dhe një vajzë.
Jeton në Gjakovë.
PËRGJEGJËSITË
Kjo drejtori është përgjegjëse për:
a) hartimin e planit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera në pajtim me Udhëzimet Administrative të organit kompetent qeveritar,
b) vlerësimin e rrezikshmërisë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera,
c) planifikimin dhe realizimin e masave për mbrojtje dhe shpëtim,
d) vështrimin, lajmërimin dhe alarmimin e popullsisë për kërcënim rreziku,
e) organizimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve për alarmim, në përputhje me sistemin unik të alarmimit,
f) themelimin e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, organizimin e komiteteve, njësive dhe i shërbimeve të forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera si dhe i forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë,
g) propozimin e formimit të njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera si dhe kryen plotësimin e tyre me obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive të tjera,
h) përgatitjen e programeve për aftësim, në pajtim me organin qeveritar,
i) që të kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste te fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera,
j) harmonizimin e planeve dhe përgatitjeve të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në bashkëveprim me komunat fqinje,
k) që të kryej edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe qeveritare,
l) hartimin dhe i mbikëqyrjen e programeve për rastet e ndërhyrjeve emergjente,
m)që të bashkërendit punët lidhur me bashkëpunimin emergjent me FSK-në (TMK-në), SHPK-në dhe KFOR -in
n)që të përkujdeset për sigurinë civile dhe kontakte me policinë,
o) bashkërenditjen e punëve me qendrën për alarmim dhe koordinim emergjent (QAKE-112),
p) bashkërenditjen dhe mbikëqyrjen e punës së Brigadës së Zjarrfikësve,
r) përmbush edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.