Republika e Kosoves

Gjakovë

Drejtoria për Shërbime Publike

Shkumbin Kastrati

Shkumbin Kastrati ka lindur me 11 dhjetor 1968 në Gjakovë.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje ndërsa Fakultetin Ekonomik e përfundoi në vitin 1992 në Prishtinë.

1991 deri 1993 ishte bashkëthemelues i NP “ QETA-TRADE” me seli në Gjakovë.
1993 deri 1999 ushtroi detyrën e Udhëheqësit Financiar në NP” JONATHAN “ Prishtinë.
1997 deri 2003 Pronar i NTP “ LEDIANA “ Gjakovë.
2003 deri 2009 Drejtor i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve MPB- dega Gjakovë.
2009 deri 2010 Drejtor I Qendrës për pajisje me Dokumente MPB-dega Gjakovë.
2010 deri 2013 Drejtor I Departamentit të Regjistrimit Civil dhe Gjendjes Civile MPB-Prishtinë.
2013 deri 2015 Drejtor I Qendrës së Regjistrimi të Automjeteve dhe Patentë shoferëve Dega –Gjakovë.
2015 deri 2017 Drejtor I Drejtorisë së Shërbimeve Publike K.K Gjakovë.
Qershor –Dhjetor 2017 Drejtor I Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve MPB-Gjakovë.
Nga Dhjetori 2017 Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike K.K Gjakovë.

Gjatë karrierës ushtroi edhe këto funksione.

2012-2015 Shef I grupit negociator për Regjistra Civil në bisedime me Serbinë.
Anëtar i Komisionit Shtetëror për Ri – integrim dhe Riatdhesim MPB-Prishtinë.
Përmes Departamentit që ka udhëhequr përmes Logjistikës dhe Stafit ka marrë pjesë në Hapjen e Konsullatave të Republikës së Kosovës nëpër Botë.
Është i Certifikuar në fushën e Lidershipit si dhe në fushën e sigurisë së dokumenteve nga Departamenti Amerikan I Drejtësisë.

Shkumbin Kastrati është i martuar, është baba i dy vajzave dhe një djali.
Jeton dhe vepron në Gjakovë