Republika e Kosoves

Gjilan

NJOFTIME DHE INFORMATA

N J O F T I M

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, njofton të gjithë qytetarët se duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nr. 02 – 1861 të datës 28.03.2019, se nga data : 28.03.2019, për shkak të mungesës së formularëve (dokumenteve të gjendjes civile – certifikatave), qytetarët mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile të shtypura në letër të bardhë deri në njoftimin tjetër nga MPB-ja.

Ndër të tjerat, në njoftimin e MPB-së, thuhet : “Këto dokumente do të përdoren vetëm për përdorim të brendshëm në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovë”.

Datë : 29.03.2019                 


N J O F T I M

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, informon gjithë qytetarët  se nga data : 30.07.2018,  është ri funksionalizuar sistemi i aplikimit on-line. Nga kjo datë, qytetarët mund të aplikojnë online për t’u pajisur për këto lloje të dokumenteve të gjendjes civile :

  1. Ekstrakt i lindjes;
  2. Certifikatë e lindjes ;
  3. Certifikatë e martesës;
  4. Certifikatë e vdekjes;
  5. Certifikatë e vendbanimit;
  6. Certifikatë e shtetësisë;
  7. Vërtetim nga arkivi.

Me rastin e aplikimit online përmes ueb faqes së Komunës, Drejtoria për Administratë e  Përgjithshme, dërgon dokumentin e gjendjes civile tek adresa e aplikuesit përmes shërbimit postar.


N J O F T I M

Njoftohen të gjithë qytetarët se  nga data : 25.06.2018 deri më 31.08.2018, orari i punës në Drejtorinë për Administratë e Përgjithshme do të jetë  duke llogaritur  edhe periudhën e pauzës prej orës : 12.00 deri në ora 13.00.



Informatë për qytetarët

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, informon gjithë qytetarët dhe subjektet tjera se nga data : 19.06.2018, në kuadër të Qendrës për Shërbim me Qytetarë është ri funksionalizuar shërbimi ueb sms që do të thotë  se qytetarët – palët të cilët me kërkesa/parashtresa  i drejtohen drejtorive të administratës komunale, me kohë  do të njoftohen për përgjigjet  të cilët  duhen t’i tërheqin në QSHQ-në.


Deklarimi – lajmërimi me kohë për regjistrimin e lindjeve  dhe vdekjeve në Zyrat e Gjendjes Civile

Në pajtim me Ligjin për Gjendjen Civile , Nr. 04/L-003, neni 34, 35 , 47  dhe neni 63, informohen gjithë qytetarët se me kohë janë të obliguar të bëjnë deklarimet – lajmërimet e lindjeve dhe vdekjeve në zyrat e gjendjes civile përkatëse.

Regjistrimi i lindjeve bëhet në afatin ligjor prej (30) ditëve nga dita e lindjes së fëmijës. Regjistrimet e lindjeve në institucion dhe jashtë institucionit pas afatit 30 ditësh, bëhen me vendim të komisionit për regjistrim.

Regjistrimi i vdekjeve bëhet në afatin prej  (30) ditëve nga dita e vdekjes ose gjetja e kufomës dhe brenda (60) ditëve, kur vdekja ka ndodhur jashtë shtetit. Pas këtij afati, regjistrimi i vdekjes bëhet me procedurë administrative komunale.

Mosrespektimi i afateve ligjore për paraqitjen e lindjes apo lajmërimit të vdekjes, paraqet shkelje të dispozitave ligjore të lartcekura dhe palët do të gjobiten në përputhje me këtë ligj.

Datë : 01.06.2018