Republika e Kosoves

Gjilan

Qendra për Shërbim me Qytetarë

Qendra për Shërbim me Qytetarë  është pjesë e strukturës organizative të administratës. Përbëhet nga zyrtarët e Qendrës për shërbim me qytetarë, të cilët kryejnë veprime të shërbimit administrativ si: bëjnë pranimin e kërkesave/parashtresave nga qytetarët dhe subjektet tjera. Këto kërkesa/parashtresa, të kompletuara përcillen në drejtoritë e administratës komunale, varësisht ku pala parashtron për shqyrtim dhe vendosje. Pasi që drejtoria përkatëse ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me kërkesën/parashtresën e palës, të njëjta kthehen në QSHQ-ë. Zyrtarët e QSHQ-së, janë të obliguar të njoftojnë qytetarët dhe subjektet e tjera për përgjigjen në kërkesa/parashtresa. Komunikimin e drejtpërdrejtë, korrekt dhe transparent me qytetarët dhe bizneset, dhënien e ndihmës profesionale për paraqitjen e kërkesave dhe parashtresave, njohja e qytetarëve me informacionet e nevojshme lidhur me kushtet, procedurat administrative, ligjore, afatet kohore të paraqitjes dhe trajtimit të kërkesave dhe parashtresave si në formën klasike ashtu edhe përmes formës elektronike/internetit, përgatitja dhe vënia në dispozicion të broshurave dhe fletëpalosjeve informative për qytetarët si dhe publikimin në ueb faqe, mbajtja e dosjeve, statistikave të parashtresave dhe kërkesave të paraqitura nga qytetarët, shtypjen e librit të protokollit për kërkesat/parashtresat, vëzhgimi i reagimeve të qytetarëve  dhe zyrtarëve të komunës ndaj shërbimeve që ofron qendra etj.


Dokumentet e nevojshme që kërkohen nga palët për parashtrimin e kërkesave/parashtresave, Drejtuar Organeve të Administratës Komunale


1. Drejtoria për Administratë e Përgjithshme


2. Drejtoria e Shëndetesisë dhe Mirëqenie Sociale


3. Drejtoria e Arsimit


4. Drejtoria për Buxhet dhe Financa


5. Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit


6. Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë


7. Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë


8. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim


9. Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim


10. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik


11. Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport


12. Drejtoria e Inspeksionit