Republika e Kosoves

Gjilan

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,  shërbimet për nevoja të qytetarëve i ofron përmes tre sektorëve : Sektori i Kadastrit, i Gjeodezisë dhe Sektori i Pronës. Të gjitha shërbimet dhe dokumentacionin e nevojshëm për këto shërbime po i paraqesim në këtë shkresë, të ndara sipas sektorëve :

SEKTORI I KADASTRIT

  1. Certifikatë e pronësisë  (Flet. Posed.);
  2. Pagesa e taksës – 4 Euro.

Certifikatë mbi gjendjen ekonomike:

  1. Për nevoja personale – paguhet taksa – 3 Euro;
  2. Për rregullimin e ndihmës sociale – lirohen nga pagesa taksës.

Kompletimi i dokumentacionit të nevojshëm lidhur me zhvillimin e procedurave administrative për regjistrimin e të drejtave të pronës së paluajtshme (RDPP) – sipas kërkesave të palëve:                             

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të KONTRATAVE të   ndryshme:

  1. Kontrata origjinale e vërtetuar nga organi kompetent, ose kopja identike me origjinalin (e vërtetuar nga gjykata – përkatësisht noteria);
  2. Certifikatë e pronësisë (fleta poseduese);
  3.  Fletëpagesa e taksës përkatëse, (Konform Udhëzimit Administrativ);
  4. Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri, dhe adresa e saktë e tij – tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);

Fletë transferi bankar nëse vlera e transaksionit është mbi 10.000 €;

  1.  Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e paluajtshmërisë në bazë të Aktvendimit të plotëfuqishëm të gjykatës  apo Aktvendimit administrativ:

  1. Aktvendimi i plotfuqishëm i gjykatës, apo Aktvendimi administrativ valid;
  2. Certifikatë e pronësisë;
  3. Fletëpagesa e taksës përkatëse;
  4. Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri  dhe adresa e saktë e tij – tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);
  5. Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.  

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Barazimeve gjyqësore, Ujdive gjyqësore, ose Procesverbaleve gjyqësore:

  1. Barazimi, Ujdia, apo Procesverbali valid i vërtetuar nga gjykata kompetente;
  2. Certifikatë e pronësisë;
  3. Fletëpagesa e taksës përkatëse;
  4. Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri dhe adresat e sakta të tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);
  5. Vërtetimi mbi tatimin e paguar të pronarit – ve, të ri.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë  në bazë të Marrëveshjes HIPOTEKORE /Kredisë/:

  1. Kërkesa nga Banka, Marrëveshja e Kredisë,  e vërtetuar nga gjykata  apo noteria;
  2. Procesverbali mbi vlerësimin e pronës së hipotekuar;
  3. Certifikatë e pronësisë;
  4. Fletëpagesa e taksës përkatëse (sipas vlerës së kredisë bankare);
  5. Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Marrëveshjen hipotekare;
  6. Kopja e Certifikatës së biznesit nëse zhvillon veprimtari biznesi;
  7. Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.

Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e HIPOTEKËS:

  1. Kërkesa e bankës përkatëse për ç’regjistrimin e Hipotekës;
  2. Kopja e Aktvendimit të kësaj drejtorie në bazë të cilit është regjistruar hipoteka;
  3. Certifikatë e pronësisë;
  4. Fletëpagesa e taksës përkatëse;
  5. Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Marrëveshjen e Kredisë;
  6. Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë të kredimarrësit.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Dokumentacionit për PRIVATIZIM:

  1. Deklarata origjinale për transfer të pronës së privatizuar;
  2. Certifikatë e pronësisë lidhur me palujtshmërinë e privatizuar;
  3. Fletëtransferi bankar nëse vlera e shitblerjes kalon shumën mbi 10.000 €;
  4. Fletëpagesa e taksës përkatëse për regjistrim në RDPP);
  5. Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Privatizimin e palujtshmërisë;
  6. Vërtetimi mbi tatimin e paguar të privatizuesit  (shfrytëzuesit të ri).

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Dokumentacionit për regjistrimin e SERVITUTIT:

  1. Dokumenti i plotfuqishëm i gjykatës, mbi të drejtën e servitutit;
  2. Certifikatë e pronësisë lidhur me palujtshmërinë e cila është objekt i Servitutit;
  3. Fletëpagesa e taksës përkatëse;
  4. Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në të drejtën e servitutit;
  5. Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë, fituesi i të drejtës në servitutit.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Barrës Tatimore:

  1. Dokumenti valid i vulosur nga ATK – ja, me të cilin caktohet barra tatimore ;
  2. Certifikatë e pronësisë për të gjitha ngastrat të cilat ngarkohen me barrë tatimore;
  3. Fletëpagesa e taksës përkatëse;
  4. Emërtimi dhe adresa e saktë e titullarit në emër të të cilit duhet të regjistrohet barra tatimore (Institucioni përkatës).

Dokumentet e nevojshme për ç’regjistrimin e Barrës tatimore:

  1.  Kërkesa e ATK – se, lidhur me ngastrat të cilat duhet të lirohen nga barra tatimore;
  2. Certifikatë e pronësisë për ngastrat të cilat lirohen nga barra tatimore;
  3. Fletëpagesa e taksës përkatëse;
  4. Kopja e Aktvendimit të kësaj drejtorie me të cilin është regjistruar barra tatimore.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Masës së përkohshme të ndalesës:

  1. Aktvendimi valid i gjykatës me të cilin është caktuar masa e ndalesës,  për palujtshmëritë e përmendura në të;
  2. Certifikatë e pronësisë për palujtshmerinë të cilës i është vënë masa e ndalesës;
  3. Fletëpagesë e taksës përkatëse.

Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e Masës së përkohshme të ndalesës:

  1. Aktvendimi valid i gjykatës, sipas të cilit hiqet masës e ndalesës;
  2. Certifikatë e pronës për ngastr. të cilat duhet të lirohen nga  masa e ndalesës;
  3. Fletëpagesa e taksës përkatëse.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Shënimit të përmbarimit ndalesës:

  1. Urdhri për shënimin e përmbarimit /i nxjerrë nga përmbaruesi privat;
  2. Certifikatë e pronësisë për palujtshmerinë në cilën vihet shënimi i përmbarimit;
  3. Certifikatë e Biznesit të Përmbaruesit privat;
  4. Fletëpagesë e taksës përkatëse.

Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e Shënimit të përmbarimit:

  1. Akti i përmbaruesit privat sipas të cilit hiqet shënimi i përmbarimit;
  2. Certifikatë e pronës për pronën e cila duhet të lirohet nga shënimi i përmbarimit;
  3. Fletëpagesë e taksës përkatëse.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e objekteve banesore /banesës/:

  1. Kërkesa;
  2. Dokumenti valid mbi fitimin e të drejtës pronësore në banesë;
  3. Fletëtransferi bankar, nëse vlera e transaksionit kalon shumën mbi 10.000 €;
  4. Fletëpagesa e taksës përkatëse për regjistrim të pronës /banesës/;
  5. Kopja e letërnjoftimit dhe adresa e saktë e tij;
  6. Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.

Dokumentet e nevojshme për përmirësimin e gabimit në  emërtimin e titullarit të   palujtshmërisë:

  1. Kërkesa e palës lidhur me përmirësimin e gabimit në emërtim;
  2. Vërtetimi mbi identitetin e titullarit të pronës /të lëshuar nga Shërbimi i ofiqarisë/, origjinali ose kopja identike me origjinalin (e vërtetuar nga shërbimi përkatës);
  3.  Certifikatë e pronësisë, me të gjitha ngastrat kadastrale në të cilën duhet të bëhet korrigjimi,
  4.  Fletëpagesa e taksës përkatëse;
  5.  Kopja e letërnjoftimit dhe adresa e saktë e personit tek i cili duhet të bëhet përmirësimi i gabimit në emërtim.   

Kërkesat e Agjencisë Kosovare të Pronave (AKP) – për shërbime kadastrale: 

  1. Kërkesa e qartë e parashtruar nga AKP – ja;
  2. Janë të liruar nga pagesa e taksave për shërbime dhe produkte.

(Sqarim: në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit në mes të AKP dhe AKK, dhe mbështetur në dispozitat ligjore, ky institucion pronësor është i liruar nga pagesa e taksave për shërbimet e ofruara kadastrale).     

SEKTORI I GJEODEZISË 

       Faza e I.

  1. Aplikacioni-kërkesa për matje nga pronari ose autorizuesi;
  2. Letërnjoftimi i pronarit (fotokopje);
  3. Certifikata Pronësore, dëshmitë nga DUMM (Urbanizmi) nëse ka plane rregulluese
  4. Parallogaria e matjes;
  5. Vërtetimi i tatimit mbi prone.

Faza e II.

Kompletimi i kërkesës për matje  sipas procedurave administrative për matjet Kadastrale në Kosovë.

SEKTORI PRONËS

Ofertat për shitblerjen e paluajtshmërive :

Nevojiten këto dokumente :

  1. Certifikata e pronës e cila është objekt shitblerje – fotokopje;
  2. Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
  3. Taksa administrative 3,00 €.

Vlerësimi i pronës për nevoja të trashëgimisë : 

Nevojiten këto dokumente :

  1. Certifikata e pronës ( e pronave ) e cila është objekt trashëgimie  – fotokopje;
  2. Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
  3. Taksa administrative 5,00 €.

Regjistrimi i trojeve urbanistike ende të paregjistruara të blera nga Komuna: (Lagja “Dardania”, Lagja “Dheu i Bardh” dhe Lagja “Bregu i Djegur”)

Nevojiten këto dokumente :

  1. Certifikata e pronës  e cila është objekt shqyrtimi;
  2. Vendimi i Komunës ( BVI-së për Banim) mbi ndarjen e truallit;
  3. Kontrata mbi bartjen e truallit ose rregullimit të tokës ndërtimore;
  4. Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
  5. Dokumentet e identifikimit të pronarit / personit të cilit i është ndarë trualli;
  6. Vërtetimi i tatimit në pronë;
  1. Taksa administrative për bartje prej 50,00 €.