Certifikatë e statusit martesor
Certifikatë e statusit martesor për shtetasit e Republikës së Kosovës
- Certifikatën e statusit martesor mund ta tërheq pala personalisht apo ndonjëri nga anëtarët e familjes ( babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja), kujdestari, përfaqësuesi ligjor dhe sipas autorizimit ;
- Me rastin e marrjes së certifikatës së statusit martesor, pala duhet të prezantojë para zyrtarit të gjendjes civile kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës valide të Republikës së Kosovës ;
- Kopjen e ekstraktit të lindjes;
- Nëse pala është i/e shkurorëzuar : aktgjykimin për shkurorëzim nga gjykata kompetente vendore;
- Pagesa e taksës është 3 euro.
- Afati kohor i dhënies së shërbimit : në momentin e aplikimit.
Certifikatë e statusit martesor për shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë qëndrim të rregullt në ndonjë shtet tjetër :
- Certifikatën e statusit martesor mund ta tërheq pala personalisht apo ndonjëri nga anëtarët e familjes ( babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja), kujdestari, përfaqësuesi ligjor dhe sipas autorizimit ;
- Me rastin e marrjes së certifikatës së statusit martesor, pala duhet të prezantojë para zyrtarit të gjendjes civile kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës valide të Republikës së Kosovës ;
- Kopjen e ekstraktit të lindjes;
- Vërtetim vendbanimi ku ceket gjendja martesore ( beqar/e, i/e shkurorëzuar, i/e ve), nëse në certifikatën e vendbanimit nuk ceket gjendja martesore, atëherë qytetari duhet të sjellë një deklaratë nën betim nga noteri i shtetit ku ai/ajo qëndron ;
- Nëse pala ka prish martesën në botën e jashtme, – aktgjykimi i njohur me aktvendim nga gjykata kompetente e Republikës së Kosovës;
- Pagesa e taksës është 3 euro.
- Afati kohor i dhënies së shërbimit : në momentin e aplikimit.