Veprime me rastin e regjistrimit të martesës
Dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesës për shtetasit e Republikës së Kosovës
Secili nga bashkëshortët e ardhshëm, me rastin e lidhjes së martesës, duhet të ofrojë dokumentet si në vijim :
- Kopjen e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës ;
- Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile (origjinal) ;
- Certifikata e statusit martesor (origjinal);
- Kopjet e dokumenteve të vlefshme të identifikimit të të dy dëshmitarëve;
- Kopja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të interpretit për shurdhmemecë, nëse interpretit është i domosdoshëm;
- Nëse shtetasi i Republikës së Kosovës është me vendbanim jashtë Republikës së Kosovës, i kërkohet vërtetimi i vendbanimit në të cilin dëshmohet gjendja martesore ose deklarata e vërtetuar nga noteri i atij vendi, apo dokument tjetër të lëshuar nga institucioni kompetent i atij shteti, e cila dëshmon gjendjen martesore të tij/saj. Dokumenti duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
- Nëse shtetasi është nën moshën madhore, aktvendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës;
- Prania e dy palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit si dhe përkthyesi, nëse njëri nga bashkëshortët është shtetas i huaj ;
- Nëse njëri apo të dy bashkëshortët janë shurdhmemecë, duhet që vet palët ta sigurojnë interpretin për shurdhmemecë gjatë lidhjes së martesës;
- Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar : aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit ;
- Nëse bashkëshorti i ndonjërit nga palët ka vdekur : certifikata e vdekjes së bashkëshortit të mëparshëm ;
- Pagesa e taksës është 5 euro. Për lidhjen e martesës jashtë orarit të punës pagesa e taksës është 30.00 euro, ndërsa për lidhjen e martesës jashtë orarit të punës dhe jashtë selisë së organit, pagesa e taksës është 50.00 euro.
Dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesës për shtetasit e huaj:
- Kopja e pasaportës së vlefshme e shtetasit të huaj ;
- Leje qëndrimi në Republikën e Kosovës;
- Certifikata e lindjes ose dokument i barasvlershëm që vërteton të dhënat e lindjes
- Vërtetimi i vendbanimit ;
- Vërtetimi i kapacitetit martesor ;
- Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar : aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit ;
- Nëse bashkëshorti i ndonjërit nga palët ka vdekur : certifikata e vdekjes së bashkëshortit të mëparshëm ;
- Nëse shtetasi është nën moshën madhore, aktvendimi i gjykatës që lejon lidhjen e martesës nga shteti i lindjes ;
- Pagesa e taksës është 5 euro. Për lidhjen e martesës jashtë orarit të punës pagesa e taksës është 30.00 euro, ndërsa për lidhjen e martesës jashtë orarit të punës dhe jashtë selisë së organit, pagesa e taksës është 50.00 euro.
Dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesës së shtetaseve të Republikës së Kosovës, të cilët nuk jetojnë në shtetin e Republikës së Kosovës – kanë qëndrim të rregullt në ndonjë shtet tjetër.
- Ekstrakti i lindjes ;
- Certifikatë e statusit martesor ;
- Vërtetim i vendbanimit nga shteti ku vjen (duhet të ceket gjendja martesore), nëse nuk ceket gjendja martesore, atëherë deklaratë personale për gjendjen martesore e vërtetuar te noteri ;
- Letërnjoftimi – Ausvajsi;