Republika e Kosoves

Gjilan

Bujqësi dhe Pylltari

——————————————————————————————-

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe institucionet tjera relevante ushtron përgjegjësitë që ka Komuna në lëmin e bujqësisë, pylltarisë, resurseve natyrore dhe zhvillimit rural.

Përcjell dhe koordinon zbatimin e ligjeve në lëmin e bujqësisë duke përfshirë prodhimtarinë bimore, blegtorale, resurset natyrore, dhe zhvillimin rural në territorin e komunës.

Nxit dhe inkurajon fermerët për të investuar në rritjen e kapacitete të tyre bujqësore.

Organizon seminare, këshillime me qellim të formimit profesional të fermerëve.

Organizon vizita studimore për fermerë brenda dhe jashtë vendit për këmbimin e përvojave të tyre.

Merr masa për vetëdijesimin e institucioneve relevante për rendësinë që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, zvogëlimin e problemeve sociale; sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm, të freskët dhe cilësor, sigurimin e lëndëve të para për zhvillimin e industrisë ushqimore, për përmirësimin e bilancit tregtar si dhe mënyrën se si duhet qasur asaj.

Mban evidencë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet, kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake, shoqëritë e bletëve etj.

Analizon potencialin e fermerëve, nevojat dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të tyre, rekomandon masat adekuate dhe hulumton mundësitë për mbështetje profesionale, administrative dhe materiale.

Hulumton mundësitë për sigurimin e tregut për tërë prodhimtarinë bujqësore.

Përkujdeset që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme bujqësore.

Në rastet e domosdoshme të ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore (të përkohshëm ose të përhershëm), cakton taksën e nevojshme në harmoni me ligjin.

Ndërmerr masa për mbrojtjen e prodhimtarisë bujqësore nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, breshëri, zjarri, pandemitë etj)

Në rast fatkeqësie elementare, bënë vlerësimin e dëmit dhe propozon rekomandime për masat e mëtejme.

Rregullon mbarështimin e qeneve endacakë, aktivitetet rreth zhdukjes së insekteve të dëmshme, sëmundjeve të bimëve, kafshëve si dhe organizimin e gjuetisë në territorin e komunës.

Koordinon dhe bashkëvepron me OJQ dhe kooperativa që zhvillojnë aktivitet bujqësor.

Bën projekte dhe hulumton donator për realizimin e tyre

Në bashkëpunim me drejtorinë e Inspekcionit bënë mbrojtjen e tokave bujqësore, pyjeve si dhe resurset e tjera natyre, shëndetit të kafshëve etj.

Kujdeset për zhvillimin e turizmit rural.

Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e komunës në lëmin e bujqësisë, pylltarisë dhe resurseve natyrore.