Republika e Kosoves

Gjilan

Dëgjim publik për rindërtim dhe zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale (14 qershor, ora 10:00)

2023/05/30 - 1:48

NJOFTIM

Dëgjim publik për Rindërtim dhe Zhvillim për Rehabilitimin e Rrugëve Rajonale

14.06.2023

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan

Ora: 10:00

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,

Në mbështetje të Ligji Nr. 05/L-097 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR HUA NDËRMJET

REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR REHABILITIMIN E RRUGËVE RAJONALE “,

Ministria e Infrastruktures në bashkëpunim me Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) është duke zhvilluar aktivitetet për realizimin e këtij projekti I cili zbatohet përmes Njesitit per Zbatim te Projektit (NjZP).
Ky projekt perfshinë:
1) Rehabilitimi i Rrugës Nacionale N 25.3: segmenti Kllokot-Gjilan,L=11.08 km
2) Zgjerimi i Rrugës Nacionele N 25.2, hyrja në qytetin e Gjilanit, L=3.00 km
3) Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2:segmenti hyrja në Qytetin e Ferizajit, L=5.69 km
4) Zgjerimi i Rrugës Rajonale R 107: segmenti hyrja ne Qytetin e Prizrenit, L=3.00 km

MI respektivisht NJZP për rehabilitimin e rrugëve rajonale, ftonë të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, objekteve afariste dhe joafariste, qytetarët të afektuar nga zhvillimet në project si dhe grupet e ndryshme te interesit që të marrin pjesë në diskutim.
Besa.Orana@rks-gov.net.

Mirë se vini!