Republika e Kosoves

Gjilan

Hapet shqyrtimi publik për Planin Zhvillimor Komunal të Gjilanit për periudhën 2020-2028

2020/07/29 - 11:09

Qëllimi i shqyrtimit publik është për të pasuruar dokumentin i cili pas zhvillimit të procedurave paraprake ligjore duke përfshirë edhe këtë shqyrtim publik me qytetarë dhe pjesëmarrës tjerë, do të procedohet në Komitetet përkatëse dhe Kuvendin e Komunës për miratim.

Gjatë procesit të shqyrtim publik, ftohen të marrin pjesë: qytetarët, ekspertët, palët e interesuara, grupet e interesit (OJQ-të …etj) për të shprehur kundërshtimet, komentet apo sugjerimet para finalizimit të dokumentit të planifikimit hapësonor.

Dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal 2020-2028 do të jetë i ekspozuar në Hollin e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit deri më datë 01.09.2020

Gjilan, 28 korrik 2020