Republika e Kosoves

Gjilan

Kryetari Haziri mban konferencë për gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm

2019/07/08 - 10:17

Temë e konferencës është çështja e furnizimit të qytetit me ujë të pijshëm, ku janë duke u aplikuar reduktime për shkak të rënies drastike të nivelit në liqenin akumulues në Përlepnicë, shkaku i mungesës së reshjeve dhe thatësisë që po mbretëron prej disa ditësh.

Konferenca mbahet sot (e hënë, 8 korrik) nga ora 12:00.