Gjilani transmeton live seancat e Kuvendit 

                   
                     Më shumë...

 

 




















                Botimet e ZIP

 


 Më Shumë...


_________________________________


Gjilani Rinor




Më Shumë...

OSCE - "Të drejtat gjuhësore të Kosovës"


pdf-icon.png më shumë...



 

Lajme

Haziri: Komuna e Gjilanit është e hapur për investime dhe do të jemi asistues të vazhdueshëm
19 tetor 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka pritur sot në një takim pune delegacionin e shoqatës së investitorëve “Promocione”, nga Geneva, të cilëve u ka ofruar bashkëpunim maksimal për investime në Komunën e Gjilanit në sektorë të ndryshëm ku ata shprehin interesim.
më shumë...

Gjilani shpërndan paisjeve elektrike - centrifuga për bletarët
18 tetor 2017
Drejtoria e Bujqësisë dhe e Pylltarisë, sot ka bërë shpërndarjen e pajisjeve elektrike të centrifugave, për bletarët gjilanas, projekt ky i planifikuar në kuadër të programit për mbështetjen e fermerëve të Komunës së Gjilanit dhe nxitjen e prodhimit më të madh të mjaltit. 
më shumë...

Haziri: Kryeqendra e kulturës Gjilani, shënon suksesin e radhës në nivel ndërkombëtar
17 tetor 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderimin e tij të veçantë dhe ka përgëzuar për angazhimet në fushën e kulturës, Ansamblin “Gjilani”, me rastin e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare, në kuadër të festivalit Ballkanik, të mbajtura kësaj radhe në Fushë Kosovë, ku edhe është shpërblyer me çmimin special të festivalit. 
më shumë...

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ngushëllon familjen e Ibrahim Seferit
15 tetor 2017
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në emër të tij dhe të qytetarëve të kësaj Komune, ka ngushëlluar familjen Seferi dhe gjithë Gjilanin, për ikjen e hershme nga kjo botë të Ibrahim Seferit. Ibrahim Seferi shte anëtar i familjes së madhe Seferi.
 
më shumë...

Gjilani shpërndan 200 mijë kilogramë grurë për mbjelljet vjeshtore
13 tetor 2017
Komuna e Gjilanit sot ka shpërndarë 200 mijë kilogramë grurë, për rreth 800 fermerë të Gjilanit, në kuadër të subvencionimit të mbjelljeve vjeshtore dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të grurit, duke siguruar farë cilësore dhe të përshtatshme për tokën e Gjilanit.
më shumë...

Haziri priti në takim përfaqësues të jetës politike Zvicrane
12 tetor 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka pritur sot në një takim pune  delegacionin e përfaqësuesve të jetës politike të Zvicrës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre afatgjatë në zbatimin dhe zhvillimin e politikave të shtetit mik të Kosovës, Zvicrës në të gjitha nivelet e organizimit. 
më shumë...

Gjilani do të hapë rrugët në “Livadhet e Arapit”
11 tetor 2017
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka mbajtur sot takimin informues me pronarët e parcelave në Zonën me Planifikim Urbaniztik “Livadhet e Arapit”, të cilët janë informuar për zhvillimin dhe ndërtimin e lagjes së re dhe modern në këtë pjesë të qytetit. 
më shumë...

Lekaj në Gjilan konfirmoi zotimin e kryeministrit Haradinaj për ndërtimin e Autostradës
30 shtator 2017
Minstri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i ka konfirmuar sot në Gjilan kryetarit Lutfi Haziri mbështetjen e qeverisë dhe të kryeministrit Haradinaj për realizimin e projekteve madhore, siç është edhe autostrada Gjilan-Prishtinë.
më shumë...


 
Kalendari-2017-(2).png

webgis.png

Komuna Online

Lajme Flash


 

Hyrja


Gjilani po hyn në një epokë të re

Qyteti i Gjilanit, i anashkaluar për shumë vite në projektet e mëdha, tani hapur një epokë të re për sa i përket infrastrukturës dhe zhvillimit. Sivjet pritet të fillojë autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, e cila e lidh kryqendrën e Anamoravës me koridoret e kombit dhe koridoret tjera të mëdha ndërkombëtare. Në Gjilan ka filluar edhe ndërtimi i rrugëve hyrëse-dalëse me katër krosi. Sivjet pritet të fillojnë investime të mëdha në sektorin e ujërave të zeza. Investimet e përgjithshme, sivjet do të arrijnë në miliona euro. Gjilani nuk është më një qytet anësor në Kosovë, por një kryqendër e rëndësishme e një mikro-regjioni ballkanik. Qeverisja e Lutfi Hazirit ka hapur një epokë të re për Gjilanin.

 



Harta e Faqes | Copyright