Republika e Kosoves

Gjilan

Inspekcion

Drejtoreshë: Entela Hyseni

Email: entela.hyseni@rks-gov.net
Numri telefonit: +383 280 320 489
……………………………………..
Entela Hyseni u lind më 26.01.1995, në Gjilan.

Shkollën fillore e kreu në Sh.F.M.U “Dëshmorët e Kombit” në Livoç të Ultë, të mesmen në Sh.M.L. Gjimnazi “Zenel Hajdini” në drejtimin e shkencave natyrore, pastaj vijoi studimet në K.Sh.M. “Rezonanca” në drejtimin Mjekësi Sanitare në Prishtinë dhe diplomoi në vitin 2017.

Pas përfundimit të studimeve filloi praktikat profesionale ku një ndër të cilat ishte në Drejtorinë e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, rreth 1 vit e gjysmë.

Filloi studimet në master në tetor të vitit 2020 në UBT – drejtimi Shkenca të Ushqimit me Teknologji me specializim – Menaxhimi në Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit, ku ende vazhdon studimet.

Në tetor 2020 filloi punën si Inspektore Sanitare në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë-ZRGj Gjilan me kontratë të përkohshme prej 8 muajsh, pastaj rifilloi punën pas tre muajve në të njëjtin institucion me kontratë të përkohshme edhe për 9 muaj të tjerë.

Pas 6 muajsh punë ndërpret kontratën me AUV-in pasi që emërohet Drejtoreshë e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit.