Republika e Kosoves

Gjilan

Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Besim Guda (LDK)

Bashkim Bislimi (LDK)

Arbresha Berisha (LVV)

Ekrem Kryeziu (PDK)

Zarife Asllani (G3)

Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është përgjegjës për fushat që lidhen me kujdesin parësor shëndetësor:

Përkujdeset për zbatimin e shërbimeve për kujdesin parësor shëndetësor në komunë
Shqyrton propozimet e drejtorit të QKMF dhe të Entit për Emergjencë nëpërmjet DSHMS
Shqyrton buxhetin për sektorin e Shëndetësisë dhe ia dorëzon atë Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit për miratim
Shqyrton dhe jep propozime dhe sugjerime për projekt-planin vjetor të punës, të përgatitur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Shqyrton raportin vjetor, të përgatitur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe mund të propozojë ndryshime ose plotësime dhe t’ia dërgojë KPF – së dhe Kuvendit për miratim
Shqyrton dhe propozon programe për mbështetjen komunale grupeve të varfra të njerëzve (invalidët e luftës, viktimat e dhunës familjare, fëmijët jetimë, të pastrehët, të rikthyerit, pensionistët etj.) dhe propozon masa përkatëse
Mbështet Drejtorinë në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave në lidhje me strehimin
Vlerëson propozimet e drejtorisë për strategjitë dhe planet e strehimit, duke përfshirë ndërtimin e shtëpive, renovimin e tyre si dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre për këto qëllime
Shqyrton programet, në raste emergjente, për strehim të refugjatëve, planet dhe zgjidhjet emergjente për fluksin e refugjatëve dhe rikthimin në vendet e tyre
Ushtron përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.