Republika e Kosoves

Gjilan

Kulturë, Rini dhe Sport

Drejtor: Kushtrim Zeqiri

E-mail: kushtrim.zeqiri@rks-gov.net

Tel: 044 543 340

BIOGRAFIA

Kushtrim Zeqiri u lind në vitin 1988 në Gjilan. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Skulpturës dhe ka mbaruar në po të njejtin drejtim studimet master në Universitetin e Prishtinës.

Prej vitit 2007 ka qenë i përfshirë në çështje të rëndësishme të jetës kulturore duke filluar nga pjesëmarrja në ekspozita të rëndësishme vendore dhe ndërkombetare, organizimin e ekspozitave të ndryshme përfshirë edhe kurimin e tyre, rezidenca artistike, konferenca dhe trajnime akademike për menaxhim të Artit dhe Kulturës.

Përgjatë viteve u angazhua në organizata formale dhe jo-formale artistike sic janë: Varg e Vi-Qendra per art bashkëkohorë ku ishtë njëri prej anëtarëve themelues të kësaj organizate nga viti 2011-2018,  si dhe kryetar i TOK-ut(Tanësia e organizatave kulturore-Gjilan) si organizatë jo-formale që përfshinte shumicën e organizatave kulturore e formuar qysh heret që kishte si qëllim hartimin e strategjive kulturore.

Nga Viti 2015 deri në marrjen e mandatit si Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport 2022 në KKGJ, ka punuar si profesor i Artit Figurativ në Kolegjin ‘’Don Bosko’’ në Gjilan. Poashtu, nga viti 2020 ka ligjeruar disa lëndë semestrale në UINP-Dega në Presheve.

Përveç gjuhës amtare, flet edhe gjuhën angleze.

……………………………………………………………………………………

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë:

Udhëheq me resurset lokale kulturore, përfshirë muzetë lokalë dhe resurset e trashëgimisë kulturore

Bën hartimin e planifikimit buxhetor për Drejtorinë për kulturë, rini e sport

Bën përgatitjen e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive

Udhëheq me arkivin komunal, teatrin, bibliotekën, stadiumet, palestrën e sporteve dhe hapësirat tjera përcjellëse

Organizon dhe shënon data me rëndësi historike kur kërkohet

Organizon debate për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit

Rishqyrton raportet kontraktuese në lidhje me objektet e kulturës, rinisë dhe sportit

Grumbullon shënime faktike mbi të arriturat në kulturë, rini dhe sport

Bashkëpunon ngushtë dhe i raporton për punën kryetarit të Komunës, Kuvendit, Komitetit përkatës kurdo që kërkohet

Bashkëpunon me nivelin qendror nga fushë veprimtaria përkatëse dhe këshilltarët nga këto fusha

Bën regjistrimin e grupeve, klubeve, ansambleve etj

Mbështet aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive

Bashkëpunon me qytete tjera e shtete, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash si dhe me OJQ e organizata të tjera

Respekton, përkrahë dhe ndihmon asociacione, klube, shoqata, individë me aftësi të posaçme kreative, pa dallim racor, gjinor, religjioz dhe nacional etj

Ofron institucionet e veta në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (në raste emergjente dhe veprimtari të tjera)

Josh investitorët

Organizon debate për zhvillim dhe avancim të rinisë, kulturës dhe sportit

Kujdeset edhe për formacione të tjera nga sporti që nuk kanë hapësirë e kushte pune

Bashkëpunon me arsimin në lidhje me reformat dhe kushtet që mund t’i kenë të rinjtë

Krijon kushte për kthimin e rinisë në vend dhe riedukimin e tyre

Organizon anketa, seminare e trajnime të ndryshme, kyçje të të rinjve kosovarë në aktualitete rinore, evropiane e botërore

Ushtron edhe kompetenca tjera që do t’i përcaktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror.