Datat e rëndësishme
1.Flaka e Janarit – 11-31 janar
Përfshinë aktivitetet teatrore në vlerën dhe aktivitetet letrare, muzikore dhe pikturale –katër shtyllat kryesore të artit, që shënojnë katër veprimtari të artit.
2. Dita e pavarësisë – 17 shkurt
Aktivitete kulturore, përfshirë Akademinë Solemne dhe një Koncert te madh festiv para teatrit te qytetit.
3. Dita e dëshmorëve – 5-6 mars
Akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve. Nata e zjarreve si përkujtim i Jasharëve të Prekazit-organizim në bashkëveprim me Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.
4. Femra kreative – 8 mars
Ekspozitë e pikturave të femrave për nder të * Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizohet nga Shoqata e Artistëve Pamor në bashkëveprim me SKRS-në dhe subvencionohet nga SKRS.
5. Vrapimi i qytetit – 11 mars
Çerekmaratonë që organizohet për nder të Demostratave të 81-shit, në bashkëveprim me Federatën e Atletikës, dhe shkollat e qytetit.
6. Turneu i boksit – mars-prill
Turne memorial i boksit për nder të Dëshmorit Agim Rashiti, që organizohet nga KB “Drita” me ndihmën e SKRS-së dhe Subvencionimin që i lejohet organizatorit.
7. Beteja e Zhegocit – 15 prill
Perkujtimi i kesaj Beteje që përfshinë edhe Turneun memorial “Servet Shala”, Akademinë Përkujtimore dhe Manifestimin qëndror në Zhegoc. Organizohet në bashkëveprim me Shoqatat e dala nga Lufta.
8. Ditët e Agimit – 1-3 maj
Organizohet nga Bashkësia e fshatit Zhegër në koordinim dhe mbikqyrje të SKRS-së për nder të veprimtarisë patriotike dhe artistike të Dëshmorit Agim Ramadani.
9. Çmimi letrar “Beqir Musliu” – 11 qershor
Për nder të shkrimtarit gjilanas Beqir Musliu në çdo tre vjet organizohet çmimi letrar Beqir Musliu.
10. Dita e çlirimit të Gjilanit – 15 qershor
Aktivitete kulturo-sportive në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, përfshirë një Akademi Solemne dhe një Koncert për të Rinjtë.
11. Turneu i karatesë – korrik
Turneu ndërkombëtar i karatesë “Katana Open” që tradicionalisht organizohet nga klubet e karatesë në komunën tonë, grumbullon mbi pesëqind garues të shteteve të ndryshme dhe është i vetmi organizim në këtë sport ku të rinjtë gjilanas kanë dëshmuar shumë rezultate.
12. Muaji i bashkatdhetarëve – korrik
Mbishkrime mirëseardhëse për bashkatdhetarët; disa shfaqje teatrore pa pagesë; koncert në nderim të kontributit të tyre…
13. Muaji i Rinisë – shtator
Aktivitete të shumta rinore në kulturë, sport…përfshirë gara në futboll, volejboll, kros, performanca artistike, debate….
14. Panairi i librit – shtator
Panair i Librit që organizohet nga Biblioteka ndërkomunale “Fan Noli”, në bashkëveprim me SKRS-në. SKRS subvencionon pjesën e promovimit të Librave dhe aktivitetet debatuese për librin.
15. Salloni vjeshtor – shtator
Ekspozite kolektive me autore nderkombetare.
16. Vjeshta letrare – tetor
Aktivitet letrar me autore te ndryshem nga hapesira gjithe shqiptare.
17. Dita e Flamurit – nëntor
Aktivitete kulturo-sportive, përfshirë Krosin e nxënësve të Shkollave të Mesme si dhe një Koncert para Teatrit të Qytetit.
18. Festat e fundvitit – dhjetor
Aktivitete festive kulturo-artistike, përfshirë dhurata për kategori të caktuara.
19. Zgjedhja e më të mirëve – dhjetor
Zgjedhja e dhjetë sportistëve më të mirë; sportisti më i mire…; punëtorëve më të dalluar në fushë të angazhimeve për rininë, punëtorët më të dalluar kulturor etj.