Republika e Kosoves

Gjilan

Aktivitete kulturo-artistike në shkollën “Ibrahim Uruqi” në Bresalc për Ditën e Flamurit

2024/11/28 - 9:30

Për nder të festës së 28 Nëntorit, në shkollën “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, është mbajt një program i pasur kulturo-artistik.

I pranishëm ishte edhe drejtori i Arsimit të Komunës së Gjilanit Shpend Nuhiu.

Nxënësit interpretuan këngë patriotike dhe poezi që nderuan historinë dhe trashëgiminë kombëtare.

Programi u pasua nga shfaqja teatrale dhe vallëzimi popullor, ku nxënësit shfaqën talentin e tyre në forma të ndryshme arti, duke krijuar një atmosferë ngazëllyese e të ngrohtë.

Ky aktivitet pati për qëllim përforcimin e ndjenjës së patriotizmit dhe dashurisë për atdheun, si dhe nderimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Drejtori i Arsmit në Gjilan, Shpend Nuhiu, tha se rëndësia e edukatës në formimin e brezave të rinj, si dhe rolin e institucioneve arsimore në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombëtare.

Ai shprehu mirënjohjen për angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në realizimin e këtij programi dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë me përkushtim rrugën e diturisë dhe patriotizmit.