Republika e Kosoves

Gjilan

Fëmijët mbajtën program festiv me këngë, valle e poezi

2024/11/27 - 7:53

Në kuadër të 112-vjetorit të Ditës së Flamurit, Komuna e Gjilanit, njësia për të drejtat e njeriut, bashkë me Asamblenë Komunale të Fëmijëve të Gjilanit, mbajtën një program festiv me këngë, valle e poezi kushtuar atdheut.

Ardian Foniqi, udhëheqës i njësisë për të drejtat e njeriut, tha se “28 Nëntori”, është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët që na bashkon rreth historisë dhe identitetit kombëtarë.

Sipas tij kjo datë është simbol i krenarisë kombëtare.

Udhëheqës i njësisë për të drejtat e njeriut shtoi se janë këtu për të kujtuar sakrificat e heronjve tanë dhe për të festuar lirinë që ata na e lanë si trashëgimi. Falë tyre, ne sot gëzojmë të drejtat edhe dinjitetin si shqiptarë.

“Ju fëmijë jeni e ardhmja e kombit. Është detyra juaj të mban gjallë frymën e bashkimit dhe të krenarisë kombëtare, të punoni me përkushtimi dhe dashuri për një të ardhme më të ndritur”, tha Ardian Foniqi.

Më tej ai shtoi se: le të festojmë këtë ditë me këngë dhe poezi, duke nderuar të kaluarën dhe duke u frymëzuar për të ardhmen.

Më pas kanë performuar fëmijë nga shkolla të ndryshme të Gjilanit me këngë, valle e poezi.