Republika e Kosoves

Gjilan

Fillon certifikimi i mësimdhënësve për rishikim të teksteve shkollore

2024/10/22 - 9:25

Në Komunën e Gjilanit, ka filluar për certifikimi i mësimdhënësve për rishikimin e teksteve shkollore.

Projekti i Bashkimit Evropian “Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët” – KosEd, në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik të Kosovës ka filluar këtë javë me ceremonitë e certifikimit të mësimdhënësve të cilët kanë përfunduar fazën e parë të trajnimit për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore.

Faza e parë përfshiu tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës.

Komuna e Gjilanit, ishte e para ku u mbajt ceremonia, ndërsa javën e ardhshme vazhdojmë me komunat tjera. Ceremonitë e certifikimit do të përfundojnë deri më 25 tetor.

KosEd falënderon Drejtorinë Komunale të Arsimit – Gjilan dhe të gjithë mësimdhënësit e Gjilanit për përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në trajnim.

Programi “Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore, i aprovuar nga MASHTI, ka trajnuar deri tani rreth 140 pjesëmarrës në 7 komuna.

Modulet e Programit:

 

Rishikimi dhe përmirësimi i teksteve shkollore: Parimet dhe metodologjia (6 orë).
Kriteret dhe përshkruesit për rishikim të teksteve (20 orë).
Analiza e teksteve dhe raportimi i të dhënave (22 orë).

Ky program ofron gjithsej 48 orë trajnime dhe aktivitete praktike për certifikim.

Programi ofrohet nga MASHT, DKA, EU-KosED dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës.