Republika e Kosoves

Gjilan

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

2024/09/30 - 12:02

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulantat e Mjekësisë Familjare, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal nga sot (e hënë, më 30.09.2024).
Vaksimi po reaizohet pa problem dhe ka numër të mjaftueshëm të vaksinave.
Grupet me prioritet për t’u vaksinuar janë: punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, etj.
Më poshtë gjeni vendin dhe orarin ku mund të vaksinoheni. Secili qytetar mund të marrë vaksinën në qendrën më të afërt gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten.
QKMF “Dr.Nagip Rexhepi”-07:00-19:00
QMF “Dardania “-07:00-19:00
QMF “Arbëria” -07:00-19:00
QMF “Dheu i Bardh”-07:00-19:00
QMF “Ramiz Cërrnica”-07:00-19:00
QMF “28 Nëntori “-07:00-19:00
QMF “Bresalc” -08:00-13:00
QMF “Zhegër “-08:00-13:00
QMF “Cërrnicë”- 08:00-13:00
QMF “Malisheve”- 08:00-13:00
QMF “Pogragjë” – 08:00-13:00
QMF “Përlepnic” – 08:00-13:00
QMF “Miresh”- 08:00-13:00
AMF “Livoq i Ulët “- 08:00-13:00
AMF “Llashtic” – 08:00-13:00
AMF “Uglare “- 08:00-13:00
AMF “Kishna Pole” – 08:00-13:00
AMF “Verbic e Zhegovcit”- 08:00-13:00.