Republika e Kosoves

Gjilan

Gjilani do të përfitoj tetë grante nga USAID-it dhe SIDA-së përmes organizatës HELP

2018/08/20 - 2:40

Gjilan, 20 gusht 2018 – Komuna e Gjilanit dhe organizata “Help”, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit të projektit “Fuqizimi i Sektorit Privat”, i financuar nga Populli Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtarn (SIDA), që do të zbatohet në katër komuna duke përfshirë Gjilanin, Vitinë, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit.

Qëllimi i këtij projekti është zgjerimi i mundësive për punësim të të rinjve në këto komuna përmes trajnimit për vetëpunësim, trajnimit për biznese dhe në fund 32 propozimet më të mira që do të paraqiten nga të rinjtë e trajnuar, do të jenë përfitues të granteve të vogla për të filluar biznesin e tyre.

Nga secila Komunë do të përfitojnë 50 të rinjë me trajnime për biznes dhe janë të planifikuara nga tetë grante për punësim në formë të pajisjeve prej 3650 euro.

Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Gjilanit do të jetë bashkëfinancuese me pjesëmarrje prej 22 për qind të shumës së projektit.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka thënë se kjo marrëveshje është një bashkëpunim i jashtzakonshëm në mbështetje ndaj të rinjëve të komunës sonë, për profile të ndryshme profesionale dhe artizanale.

Ajo më tej ka garantuar se Komuna e Gjilanit përpos pjesëmarrjes financiare, do të jetë mbështetëse e fuqishme edhe në aspektin teknik dhe profesional.

Përndryshe, ky projekt parashihet të zbatohet në periudhën kohore prej 15 muajsh.