Republika e Kosoves

Gjilan

Gjilani fillon sanimin e përkohshëm të gropave deri në përmirësimin e kushteve atmosferike

2019/02/07 - 3:12

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan ka filluar me sanimin e përkohshëm të gropave me kubëza në disa lagje të qytetit.

Drejtori i këtij resori, Naser Korça, ka deklaruar se sanimi i përkohshëm i gropave po bëhet derisa të krijohen kushtet atmosferike për asfaltim të rrugëve.

“Këtë po e bëjmë për t’iu krijuar mundësi qarkullimi më të mirë qytetarëve tanë. Do t’i sanojmë të gjitha gropat në qytet, ndërkaq sapo të krijohen kushtet atmosferike, do të fillojmë me ndërtimin e rrugëve në kuadër të programit Gjilani 2019 plus. Është përkushtim i kryetarit Haziri që ta heqim lloçin dhe vadat”, ka thënë Korça.

I pari i Shërbimeve Publike në Gjilan ka konfirmuar se janë të parapara projektet multimilionëshe në infrastrukturë, e të cilat pritet të fillojnë së shpejti.