Republika e Kosoves

Gjilan

Gjilani ka vendosur flamujtë e Francës në shënim të Ditës Kombëtare të tyre e jo në përkrahje përballë Kroacisë

2018/07/14 - 10:44

Komuna e Gjilanit sqaron opinionin publik se me vendosja e flamujve francez në qendër të qytetit nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me përkrahje për kombëtaren e Francës në finalen e botërorit përballë Kroacisë, por në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, e cila është vendosur të bëhet të shtunën sipas kalendarit të Komunës.

Komuna njofton opinionin se të dielen do të hiqen flamujt e shtetit francez, derisa nën organizimin e kryetarit Haziri, qytetarët do të mund ta shohin finalen e Botërorit përmes një projektori gjigant në sheshin “Agim Ramadani”.

Përndryshe, në kuadër të Muajit të Mërgatës, Komuna e Gjilanit, më 21 korrik, shënon Ditën Kombëtare të Belgjikës.