Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjilan

Gjilani nderon veprën e Xhavit Ahmetit në 24-vjetorin e vdekjes tragjike

2020/11/21 - 12:17

Në 24-vjetorin e vdekjes tragjike të prof. dr. Xhavit Ahmeti, përfaqësues të Komunës së Gjilanit, kanë bërë homazhe tek busti i tij në kampusin e shkollave të mesme dhe tek lapidari në fshatin Përlepnicë.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se gjithmonë do të përkulen para veprës së madhe të Xhavit Ahmetit, duke thënë se ai ka qenë i të gjithëve, jo vetëm i familjes.

“Profesor Ahmetin e kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit në nivel të Kosovës dhe veçanërisht të Gjilanit. Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Xhavit Ahmeti, me inicim të kryetarit Lutfi Haziri, Gjimnazin e Shencave Natyrore e kemi emërtuar me emrin e tij, sikur që e kemi vendosur bustin e tij në kampusin e shkollave të mesme. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë Gagica.

Ndryshe, vdekja tragjike e gjeti Xhavit Ahmetin në një mision të rëndësishëm, derisa së bashku me një delegacion të Kosovës po shkonin në Beograd, për të mbrojtur arsimin shqip.