Republika e Kosoves

Gjilan

Gjilani pranon 50 laptopë nga organizata zvicerane Labdoo

2019/06/07 - 2:19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot 50 llaptopë nga ana e organizatës zvicerane, Labdoo, të cilat do të destinohen për disa shkolla të Gjilanit.

Kryetari Haziri e ka falënderuar koordinatorin e kësaj organizate për doancionin, duke thënë do t’i shërbejë shumë nxënësve të Gjilanit për përgatitjen profesionale.

“Ju falënderoj që për herë të dytë po jepni donacion për shkollat tona. Kjo ka me qenë një ndihmesë shumë e madhe dhe jam i bindur se do të ndikojë shumë në përgatitjen sa më të mirë profesionale të nxënësve të shkollave tona”, ka thënë Haziri.

Nga ana e tij, koordinatori i organziatës zvicerane Labdoo, Asdren Toska, ka konfirmuar se në të ardhmen do të sjell edhe donacionin tjetër prej 40 laptopëve.