Republika e Kosoves

Gjilan

Gjilani pranon lodra nga druri për parashkollorët, donacion nga Caritasi zviceran

2023/05/26 - 4:06

Komuna e Gjilanit ka pranuar lodra nga druri për parashkollorët, që është donacion nga Caritasi zviceran.

Në ngjarjen e pranimit të këtij donacioni ka marrë pjesë drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri dhe Gerhard Schaumberger, drejtor i Caritasit zviceran.

Demiri e ka falënderuar Caritasin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme për shkollat e Gjilanit, ndërkaq bëri të ditur se ky donacion do të shpërndahet në pesë shkolla, tri në fshatra dhe dy në qytet.

Ajo bëri të ditur se shuma e këtij donacioni është 17 mijë e 500 euro, ku 70 për qind e financon Caritasi zviceran, ndërkaq Komuna participon me 30 për qind të kësaj shume.

Në fund, përfaqësuesit të Caritasit i është dorëzuar mirënjohja e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për kontributin e dhënë për këtë donacion.