Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri: Figura e komandant “Gurit”, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, do të nderohet për sa të jetë jeta

2021/10/30 - 12:10

Është inauguruar sot pllaka përkujtimore e UÇK-së dhe UÇPMB-së në fshatin Shurdhan të Gjilanit, në shënim të 20-vjetorit të vrasjes së dëshmorit të kombit, Sevdail Idrizi – komandant “Guri”
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish – komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu, deputetë të Kuvendit të Maqedonisë, familjarë e miq të dëshmorit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se figura e komandant “Gurit” do të nderohet për sa të jetë jeta.
“I nderuar të marrë pjesë në inaugurimin e pllakës përkujtimore të UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Shurdhan, në shënim të 20 –vjetorit të vrasjes kryengritësit të madh të Karadakut, dëshmorit të kombit, Sevdail Idrizi – komandant Guri. Figura e komandant “Gurit”, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, do të nderohet për sa të jetë jeta. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!”, ka thënë kryetari Haziri.