Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri mbështetë Parlamentin Studentor për përfaqësimin në Samitin e Paqes në Korenë e Jugut

2018/09/06 - 4:12

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Parlamentit Studentor në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, Adrian Bajramin dhe Blerina Ajvazi nga organizata Rinia Studentore.

Kryetari Haziri ka uruar për punën dhe angazhimin Parlamentin Studentor, ndërkaq ka përkrahur kërkesën e tyre për mbëshetetje financiare në përfaqësimin e Kosovës në Samitin e Paqes i cili mbahet në Korenë e Jugut.

Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit Studentor në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, Adrian Bajrami, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e madhe të studentëve me bursa komunale.

E, kreu i Gjilanit ka thënë se përpos mbështetjes me bursa komunale, në fund të këtij viti Komuna së bashku me Rotary Club Gjilani do të organizoj një gala mbrëmje humanitare dhe të hollat që do të mblidhen, shkojnë direkt për mbështetjen ndaj studentëve, veçanrërisht femrave.