Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri ndjehet krenar me vlerësimin nga Pentagoni-Departamenti i Mbrojtjes për kompaninë brend të Gjilanit, Palma Mobilje

2019/07/05 - 8:17

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se ndjehet krenar me vlerësimin që Pentagoni-Departamenti i Mbrojtjes i ka bërë kompanisë Palma Mobilje, duke e ngritur flamurin më 17 qershor “Për nder të përkushtimit, angazhimit dhe mbështetjes suaj të jashtëzakonshme ndaj Ushtrisë Amerikane”.

“Jam krenar me kompaninë Palma, brendi i Gjilanit i njohur dhe i shpërblyer nga Pentagoni në ditëlindjen amerikane. Urime stafit, z. Ekrem Shahini dhe familjes Shahini”, ka thënë Haziri, teksa ka uruar SHBA’të për 243-vjetorin e Pavarësisë dhe i ka falënderuar për mbështetjen e madhe për Gjilanin.

“Në ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e falënderoj ambasadorin, shkëlqesiën e tij, z. Philip Kosnett, për vizitën në Gjilan dhe ofrimin e mbështetjes së madhe për komunën tonë. Faleminderit Amerikë për prezencën me trupa paqeruajtëse dhe për partneritetin 20-vjeçar mes Gjilanit dhe USAID në mbështetje të projekteve zhvillimore në favor të gjilanasve. Miqësi e përjetshme me Amerikën.