Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri nënshkruan kontratat e subvencioneve me nëntë OJQ

2018/08/07 - 3:10

Gjilan 7 gusht 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot kontratat e subvencionimit në bazë të thirrjes publike për nëntë organizata joqeveritare që veprojnë në këtë Komunë me shërbime për kategori të ndryshme të shoqërisë.

“Është përcaktim i Komunës së Gjilanit që të punoj ngushtë me këto organizata që në baza ditore japin shërbime për persona të cilët kanë aftësi të kufizuara në zhvillim ose që janë pjesë e personave me aftësi të kufizuara. Është brengë e vazhdueshme e jona dhe do t’i mbështesim gjithmonë që ndjenja e tyre të jetë e barabartë me të gjithë ne, si pjesë e përgjegjësisë dhe jetës së barabartë në shoqëri”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur gjithashtu se shumë shpejtë këto shërbime do të barten në SOS fshatin më të madh në nivel Republike, i cili tashmë ka nisur të ndërtohet në bazë të standardeve modern europiane me investim të Qeverisë së Kuvajtit në vlerë prej mbi 2 milionë dollarë.

Për ndryshe, kontratat për subvencione nga thirrja publike me Komunën e Gjilanit i kanë nënshkruar organizatat qendra “Liria”, Qendra e Edukimit për Fëmijë me Nevoja të Veçanta, Handikos, shoqata e të shurdhërve “Anamorava”, Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA”, Shoqata ë të Verbërve, Shoqata e të Shurdhërve, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇk-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.