Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri nënshkruan marrëveshje me Swisscontakt për ta shëndërruar në zonë turistike pendën e Livoçit

2019/07/10 - 8:14

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fisnik Reçicën, përfaqësues i Swisscontact, për të promovuar, mbështetur dhe bashkëfinancuar zhvillimin e zonës turistike rreth pendës së Livoçit dhe njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për të rritur fluksin e turistëve në këtë pjesë.

Kjo marrëveshje synon gjithashtu që krahas zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në komunën e Gjilanit, të ndikojë edhe në zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e punësimit.

Faza e parë përfshin studimin e fizibilitetit, për çka është një angazhim i përbashkët me dinamikë të shtuar në mënyrë që më pas të vazhdohet edhe me fazat tjera për integrimin dhe funksionalizimin e kësaj zone, në hapësirë të veçantë turistike.