Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Ramadani me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, Muharrem Ramadani

2020/11/19 - 7:23

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Muharrem Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të respektuar të Gjilanit, Muharrem Ramadani.

Vdekja e tij e papritur nga ka tronditur të gjithëve. Profesor Ramadanin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, nxënësit e të cilit sot janë profile të respektuara shkencore.

Ngushëllimet me të sinqerta familjes Ramadani, kolektivit të shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai”, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit, Lutfi Haziri.