Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri ngushëllon komunitetin arstistik dhe popullin e Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të Leze Qenës

2020/03/25 - 1:26

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të aktores së madhe, Leze Qena, ka ngushëlluar komunitetin artistik dhe gjithë popullin e Kosovës.

“Aktorja e madhe nuk do të jetë më në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në që ka dhënë për disa dekada në teatër e projekte të shumta artistike. Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë popullit të Kosovës”, ka thënë Haziri.