Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri: Po të ishte gjallë shkencëtari Xhavit Ahmeti, Kosova do të ishte ndryshe

2021/11/21 - 3:32

Me rastin e 25-vjetorit të ndarjes tragjike nga jeta të prof. dr. Xhavit Ahmeti, kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh, duke shtuar se po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe.

21 nëntori 1996 i ndarjes nga jeta të profesiorit, shkencëtarit dhe kimistit më të madh të regjionit, jo vetëm të Kosovës dhe këshilltarit të presidentit Rugova, shënon ditën më të rëndë për gjilanasit, për Përlepnicën e për shqiptarët kudo që janë.

Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe.

Me pjesëmarrjen aktive si ministër në hije i presidentit Rugova për çështje të arsimit, por edhe si deputet i Gjilanit në Parlament, ai do të bënte shumë më shumë dhe shumë më ndryshe se ne që jemi sot gjallë. Lavdi e përjetshme jetes dhe veprës së tij!