Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri pret Fahrettin Gulener, konsull nderi i Republikës së Kosovës dhe qytetar nderi i Gjilanit

2021/09/27 - 10:27

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të hënën në takim bashkëqytetarin nga Bursa e Turqisë, Fahrettin Gülener, i cili është konsull nderi i Republikës së Kosovës dhe qytetar nderi i Gjilanit, i cili shoqërohej nga Rexhep Gunduz, kryetar i shoqatës Kosova-Shkup në Bursa.

“Neve na bën nder suksesi i bashkëqytetarit tonë, Fahrettin Gulener, i cili është shpërngulur nga Kosovë në vitet 50-ta dhe në Turqi ka ndërtuar perandori ekonomike. E falënderoj shumë për mbështetjen e madhe që ka dhënë në arsim në komunën tonë, përkatësisht në përgatitjen e nxënësve në shkollën profesionale”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse, Fahredin Gulener, e ka falënderuar kryetarin Haziri për miqësinë më se 15-vjecare dhe për pritjen e sotme, derisa ka konfirmuar se pas grupit të parë të nxënësve të Gjilanit të cilët janë në përfundim të shkollës profesionale, po përgatitet që të dërgohen në Bursa edhe grupi i dytë i nxënësve, për t’u përgatitur profesionalisht për treg të punës.