Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri pret në takim komandantin e ri të KFOR’it turk

2021/01/13 - 4:29

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it turk, Mustafa Gokce.

Me këtë rast, kryetari Haziri e ka falënderuar KFOR’in turk për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në të mirë të sigurisë së qytetarëve.

Haziri e Gokce janë dakorduar që bashkëpunimi mes Komunës dhe KFOR’it turk, i nisur shumë më herët, të vazhdojë edhe në të ardhmen.