Republika e Kosoves

Gjilan

Haziri: Stadiumi i qytetit do t’i plotësojë kriteret për ndeshje ndërkombëtare

2018/10/30 - 1:53

Punimet në renovimin e stadiumit të qytetit po vazhdojnë me dinamikë të madhe, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës së punimeve së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça.

Haziri tha se ky është stadium i katgorisë së katërt sipas standarve të FIFA dhe UEFA.

“Jam i kënaqur që ka dinamikë të madhe të punimeve sa i përket ndërtimit të tribunave të reja veri-jug, ndërsa ato të vjetrat do të rindërtohen. Ky ka me qenë stadium i krenarisë që do t’i plotësojë kushtet për ndeshje ndërkombëtare për të gjitha grupmoshat”, ka nënvizuar Haziri.

Haziri ka shfaqur shpresën që operatori ekonomik do t’i përfundoj punimet sipas planit dinamik.