Republika e Kosoves

Gjilan

Hyseni: Ndërtimi i rrugës Malishevë-Verbicë e Kmetocit po bëhet realitet

2024/09/27 - 8:15

Kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, drejtorë, zyrtarë e këshilltarë komunalë, kanë parë nga afër nisjen e punimeve.

I pari i komunës, tha se mbi 258 mijë euro, gjatësi prej afër 2.2 kilometra dhe gjerësi 5 metra, është projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit!

“Rruga e përfolur për gati 15 vjet, plotë mashtrime e intriga me banorët, tashmë po bëhet realitet. Projekt pas projekti, e hap pas hapi, deri në realizimin e tërësishëm të premtimeve tona”, tha kryetari Hyseni.